30 gusht 2014 – Mclaren ka një strategji të qartë për të ardhmen, pasi dëshiron të hedhë sa më shpejt pas krahëve dështimin në sezonet e fundit në Formula 1. Skuadra britanike synon të bëjë bashkë Fernando Alonson dhe Sebastian Vettel, me dy drejtuesit Eric Boullier dhe Ron Denis që po intensifikojnë kontaktet për të firmosur me pilotin e Ferrarit dhe atë të Red Bull.
Vettel ka kontratë me skuadrën gjermane deri në fund të 2015, ndërsa spanjolli është i lidhur me kokëkuqen deri në fund të 2016. Për këtë arsye Mclaren është gati të presë deri në vitin 2017 për t’i patur të dy pilotët në dispozicion. Kjo shpjegon edhe situatën e paqartë të Kevin Magnussen e Jenson Button.
Para se të zbulojë planet për 2015, Meclaren dëshiron të kuptojë synimet afatgjata të Alonsos dhe Vettel. Deklarat e Eric Boullier se Mclaren është një skuadër me histori dhe se dëshiron të rikthehet sa më shpejt si violine e parë në Formula 1 është një sinjal i qartë se e ardhmja mund të rezervojë shumë surprizë në shtëpinë e skuadrës britanike.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





