Gjermani, 30 gusht 2014 – Dy vizitorë specialë në burg për ish presidentin e Bayern Munchen Uli Hoeness.
Sipas asaj që raporton gazeta gjermane "Bild", Pep Guardiola dhe Franck Ribery kanë takuar brenda qelisë ish numrin një të klubit bavarez.
Hoeness ndodhet në burg që prej qershorit për shkak të evazionit fiskal.
Ai u dënua me 3,5 vjet burgim.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





