30 gusht 2014 – Pirja e duhanit shkurton jetën me rreth tetë vjet dhe më saktësisht për meshkujt me 7.87 vjet dhe për femrat 8.17 vjet.

Nëse kaq nuk mjafton për t'i bindur duhanpirësit që duhet të lënë duhanin, ekzistojnë edhe probleme me pleqërinë, pasi duhanpirësit duken gjashtë vjet më të mëdhenj në moshë nga ata që nuk pinë duhan.

Gjithashtu duhanpirësit shfaqin vështirësi në frymëmarrje dhe në lëvizje, për shkak të dëmtimit të sistemit artero-venoz nga duhani.

Ky fakt konfirmohet nga një studim i fundit belg, i zhvilluar nga studiuesit e Institut scientifique de la santé publique, i zhvilluar mbi një grup prej 30 mijë duhanpirësish.