Kolumbi, 30 gusht 2014 – Janë lesbike dhe mbi të gjitha duhen. Është kjo deklarata e bërë në Kolumbi, vend konservator dhe katolik, nga një ministre e qeverisë se drejtuar nga Juan Manuel Santos, e cila ka shkkatuar polemika.
Cecilia Alvarez Correa, Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Turizmin, deklaroi se është lesbike gjatë një interviste për radion “Rnc”, ku pohoi se është e lidhur me kolegen e Ministrisë së Edukimit, Gina Parody.
“Nuk e kuptoj se pse këto pyetje me sfond seksual nuk iu bëhen meshkujve. Sa e sa meshkuj në qeberi kanë pasur lidhje seksuale si e imja”, tha Correa, e cila falenderoi Santos që zgjodhi si ministre pa marrë parasysh jetën e saj private.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





