Durrës, 30 gusht 2014 Një 27-vjeçar ishte deklaruar i humbur nga vëllai i tij një vit me pare ne policine e Durresit.

Vellai i 27 vjeçarit R.B., banues ne Rrashbull figuronte i shpallur ne kerkim qe nga 16 prilli i vitit te kaluar.

Pikerisht ne kete date, vellai i tij ishte drejtuar per ne komisariatin e Durresit per te denoncuar zhdukjen e vellait te tij qe nga 23 tetori i vitit 2012.

Zhdukja e tij kishte vene ne levizje policine, por deri diten e premte, uniformat blu nuk kishin mundur te binin ne gjurmet e 27 vjeçarit.

Per efektivet e Policise Kufitare ne portin e Durresit ka qene nje surprize e vertete fakti qe 27 vjeçari eshte paraqitur ne sportelet e tyre, menjehere pas zbritjes nga trageti i linjes Bari-Durres.

Policia Kufitare njoftoi se bënë kapjen e B. R., banues në Rrashbull, i cili iu nënshtruar hetimit të oficerëve për shkaqet e largimit dhe vendqëndrimin gjatë kësaj kohe. Nëpërmjet sistemit TIMS, u konstatua se 27-vjeçari figuronte i humbur. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/