Itali, 29 gusht 2014 – Përpos prototipit të shqiptarit të keq, të lidhur me aktivitete të paligjshme, bashkëatdhetarët tanë emigrantë përtej Adriatikut rrëmbejnë vëmendjen e medieve italiane me gjestet e tyre humane.

I tillë ka qenë heroizmi i 51 vjeçarit Arben Visha, që shpëtoi jetën e dy shtetasve italianë.

Visha po bënte plazh në zonën e Porto Potencas (Potenza), në provincën e Maceratës, kur pa që dy persona rrezikonin mbytjen në det. Një fëmijë 8 vjeç po mbytej nga dallgët e forta. Gjyshja e tij kishte hyrë në det për ta shpëtuar, por dhe ajo po rrezikonte jetën.

Ndërhyrja e Vishës dhe e një roje bregdetare i shpëtuan jetën gjyshes dhe nipçes së saj. Mediat italiane e kanë trajtuar gjerësisht këtë akt humanitar të emigrantit shqiptar.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/