Angli, 29 gusht 2014 –  Një burrë i martuar, gruaja e të cilit nuk ndodhej në qytet atë natë, vendosi të kalonte një mbrëmje në një night club në Manchester, dhe pasi u njoh me një vajzë e ftoi të kalonin natën bashkë.

Pas një nate të zjarrtë dhe plot pasion, kur u zgjua në mëngjes zbuloi që vajza e panjohur ishte ‘zhdukur’ bashkë me telefonin, portofolin si dhe të gjitha paratë kesh që kishte në xhepin e pantallonave. I ndodhur ne keto kushte burri njoftoi policinë menjehere.

Pasditen e asaj ngjarje policia shkroi në faqen e saj zyrtare: "Kujdes nga takimet për një natë, kur të zgjoheni mund të zbuloni se ju kanë vjedhur".

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/