Estoni, 29 gusht 2014 –  Familja presidenciale e Estonisë është tronditur pas një skandali ku Zonja e Parë është fotografuar madje dhe filmuar nën shoqërinë e një djali misterioz.

Revista vendase ‘Kroonika’ ka publikuar pamjet dhe videon ku shihet Eevelin duke shkëmbyer puthje e përqafime plot pasion me të riun rreth moshës 30-vjeç, i identifikuar si Vincent Aranega një ‘playboy’ i diskotekës.

Sipas revistës ‘Kroonika’ ata janë fotografuar në një lokal nate ku pasi kanë qëndruar duke e dëfryer deri në orët e para të mëngjesit më pas janë larguar së bashku, ndërsa kreu i shtetit Toomas Hendrik Ilves ndodhej në rezidencën presidenciale.

Menjëherë pas publikimit të këtij skandali mediat e huaja shkruajnë se Eevelin është nisur për në SHBA nderkohe qe në faqen e saj ne Facebook ajo ka shkruar: ‘Po kaloj një moment të vështirë në jetën time’.

Toomas Hendrik Ilves dhe bashkëshortja Eevelin janë të martuar prej 10 vitesh dhe kanë një vajzë 11-vjeçare, dhe mediat estoneze shkruajnë se çifti presidencial prej kohësh nuk shkonin mirë, madje ata shkruajnë se edhe vetë presidenti është përfshirë para disa kohësh në një marredhënie jashtemartesore.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/