Tiranë, 29 gusht 2014 – Një 24-vjeçar nga Laçi është arrestuar në flagrancë nga efektivat e policisë së kryeqytetit pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Sipas uniformave blu të Tiranës në pranga ka rënë Xhim Lepuri pasi rreth orës 01 :50, në rrugën «Lek Dukagjini», është konstatuar duke drejtuar mjetin e markës «Ferrari», me targa AA004HA, në gjendje të dehur.
Ndërkohë materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë për veprën penale parashikuar nga neni 291 Kodit Penal.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





