Kosovë, 29 gusht 2014 – Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismajli ka ofenduar një gazetar të portalit “Express”, Visar Duriqin, të cilin e ka quajtur “kuçkë”.

E gjitha kjo ka ardhur pas një shkrimi në lidhje me nënkryetarin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ku ai shihet me disa miq duke pirë birrë “Nikshiq” të Malit të Zi.

Gazetari Duriqi, në profilin e tij në Facebook ka bërë një status “Duaje tenden”- A jeni lodhe?”

Disa anëtareve të VV-së nuk u ka ardhur edhe aq mirë, raporton “Indeksi”.

Ndërsa Ismaili i është përgjigjur:

“Nah, hera e parë po të shoh në cilësinë e kuçkës. Deri sot e ke mshef. Sot e kuptova saktë kush qenka shpifësi kujdestar në pufin tuej”, ishte komenti i tij.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/