Itali, 29 gusht 2014 – Në edicionin e 71-të të Festivalit të Filmit në Venecia do të prezantohet edhe një dokumentar për yllin e Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi. Dokumentari që flet për yllin argjentinas, 4 herë fitues i "Topit të Artë", mban firmën e regjisorit spanjoll Alex de la Iglesia.

De La Iglesias ka përdorur imazhe nga arkivi, intervista të ndryshme dhe pjesëmarrjen e një aktori që luan "Pleshtin" në hapat e tij të para në futboll.

Në dokumentar janë përfshirë edhe intervista me personalitete të futbollit botëror si ish-kampioni holandez dhe ish-trajneri i Barcelonës, Johann Cryff, shokët e tij të skuadrës te Barcelona Iniesta, Pique, Mascherano, ish-trajneri i Argjentinës Cesar Luis Menotti, gazetarë dhe shkrimtarë të shumtë që analizojnë jetën dhe karrierën e një prej yjeve më të mëdhenj të futbollist botërër, Lionel Messi.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/