Durres, 28 gusht 2014-Orët e para të ditës së sotme Seksioni Kundër Narkotikëve finalizoi një operacion policor, koduar “Stacioni”, i cili kishte si objekt goditjen e një grupi që kryente grumbullimin e lëndëve narkotike nga disa rrethe të vendit, me qëllim tregëtimin në tregun e brendshëm.
Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë 5 shtetas dhe u shpall në kërkim një i gjashtë, të gjithë banorë të zonave të ndryshme në Shkodër, Krujë, Laç, Fushë Krujë, të cilët u identifikuan gjatë hetimeve si të implikuar në këtë veprimtari.
Konkretisht u krye arrestimi në flagrancë i shtetasve:
1-Bardhok Përndoi, 40 vjec, banues në Laç.
2-Gjon Shponi, 31 vjec, banues në Gur i Zi Shkodër.
3-Bledi Shyti (Zefi), 31 vjec, banues në Vau i Dejës Shkodër.
4-Arjan Boka, 55 vjec, banues në Krujë.
5-Isuf Rama, 57 vjec, banues në Fushë Krujë.
Po kështu u shpall në kërkim shtetasi Fred (Alfred) Balloku, 33 vjec, banues në Kurbin.
Përgjatë veprimeve proceduriale që u ndërmorën gjatë operacionit policor, në banesën e shtetasit Isuf Rama në Fushë Krujë u gjetën e sekuestruan 8 thasë me lëndë të thatë narkotike të llojit Kanabis Sativa (boçe e thatë), e cila nga peshimi rezultoi në masën e 110 kg lëndë si dhe rreth 500 gr lëndë e dyshuar si narkotike e llojit Kokainë, të cilat u sekuestruan. Për llogari të hetimit u sekuestrua edhe automjeti Benz C Class me targa AA002 CC dhe 12 copë telefona celularë.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se lënda narkotike grumbullohej nga këta shtetas nga zona të ndryshme kultivimi si Shkodër, Laç dhe Krujë, me qellim final tregëtimin e saj të mëvonshëm në qytete të ndryshme të vendit.
Vijon puna hetimore për zbardhjen e të tjera rrethanave dhe personave të përfshirë në këtë veprimtari.
Materialet proceduriale iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprën penale “Prodhim, shitje lëndësh narkotike “.agjencia e lajmeve Dyrrah
Durres, “Stacioni” prangos 5 shperndares droge (FOTO)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
4 arkitektë hapin ekspozitën “Impresione Urbane” në Durrës
4 arkitektë hapin ekspozitën “Impresione Urbane” në Durrës (VIDEO)
Skandali në Vlorë, reagon KF Teuta: Dy futbollistët tanë u dhunuan barbarisht, stadiumi ishte si “ferr” (VIDEO)
Të dielën do të jetë nata më e gjatë e vitit





