Shkodër, 21 gusht 2014 – Një exchange është grabitur nën kërcënimin e armëve ditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit në tregun e valutës.
Burime nga policia bëjnë me dije se pika e këmbimit valutor është grabitur nga dy persona të maskuar të cilët kane qëlluar me arme ne ajer dhe janë larguar me një motor të zi.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se grabitësit kanë mundur të marrin një shumë të konsiderueshme parash por ende nuk dihet sasia e saktë. Në momentin e grabitjes brenda pikës së këmbimit valutor ndodhej një grua.
Sipas dëshmitares, dy grabitësit e armatosur dhe të maskuar kanë ndaluar motorin para dyqanit dhe më pas kanë shkrehur armë në ajër për të trembur qytetarët përreth.
Pas kësaj ata kanë hyrë në pikën e këmbimit valutor dhe njëri prej tyre e ka kërcënuar me armë dhe fjalë punëtoren ndërsa tjetri ka marrë shumën e parave dhe janë larguar.
Blutë e qytetit të Shkodrës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





