Itali, 21 gusht 2014 – Karabinierët e qytezës së Riçiones, afër Riminit arrestuan një shqiptar 40 vjeçar, me profesion barist, i akuzuar për dhunë seksuale dhe inçest ndaj mbesës së tij 13 vjeçare.

Baristi shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik nga mediet italiane, në dy raste kishte ngacmuar seksualisht mbesën e tij.

Në rastin e parë, në 11 gusht, xhaxhai i kishte futur duart mbesës, ndërsa ajo po luante me i-pad. Ai nuk kishte avancuar më tej, sepse e ëma dhe vëllai i vogël i mbesës ishin në shtëpi.

Në 13 gusht, xhaxhai ishte vetëm me mbesën dhe nipin 6 vjeçar në shtëpi. Ai fillimisht e kishte çuar nipin në kuzhinë të shikonte filma me kartona të animuar.

Më pas në dhomën e gjumit e kishte puthur në buzë mbesën. Nuk ishte mjaftuar me kaq, por e kishte ndjekur mbesën në banjo, ku duke e prekur në pjesët intime të trupit e kishte detyruar atë të masturbonte.

Ai e kishte kërcënuar mbesën të mos i tregonte prindërve se ç’kishte ngjarë. Fatmirësisht vogëlushja e mbytur në lot i tregoi prindërve se si kishte abuzuar xhaxhai me të.

Prindërit denoncuan menjëherë ngjarjen në karabinieri. Në prezencë të psikologut, vogëlushja tregoi edhe një herë se ç’kishte ngjarë.

Komandati i policise De Lise (ne foton kryesore) shpjegoi per mediet italiane detajet me pikante te kesaj historie.

Gjykata vendosi masën e sigurisë në burg për xhaxhain përbindësh, ndonëse ai mohonte me forcë të kishte ngacmuar seksualisht mbesën.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/