Tiranë, 21 gusht 2014 – Vajza e themeluesit të "Top Media-s", Lori Hoxha vijon ende pushimet e saj luksoze. Kjo duket së paku nga fotot që ajo poston vazhdimisht për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Lori e ka mbajtur sekret vendin ku ndodhet, por për fansat e saj në Instagram ka publikuar një sërë fotosh nga pushimet verore. Gjithsesi duket se destinacionet turistike të lorit gjatë kësaj vere kanë qenë të shumta.

Një nga ndalesat ka qenë edhe qyteti i Durrësit, ku Lori ka pozuar në Shëtitoren Taulantia të qytetit bregdetar.

Në një pjesë të madhe të fotove ajo nuk nguron të pozojë, duke shfaqur linjat e saj të admirueshme, që padyshim e kanë ndihmuar të fitojë sezonin e këtij viti të "Dancing with the stars". 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/