Durrës, 21 gusht 2014 – Një 36 vjeçar nga Kosova, por me banim në Zvicër, është ndaluar nga policia në pikën kufitare të Morinit në Kukës, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia e Durrësit.

36 vjeçari Sutki Peci dyshohet se pas qëndrimit 10 ditor në bregdetin e Durrësit, ku kaloi pushimet, është larguar pa paguar hotelin.

Denoncimi për këtë shtetas u bë pak ditë më parë nga vetë pronari i hotelit, ku kishte bujtur kosovari.

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë, ndërsa ai po tentonte të kalonte në vendin e tij të origjinës, Kosovë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/