21 gusht 2014 – Molla mund të reduktojë peshën trupore dhe kolesterolin HDL, i njohur ndryshe si kolesteroli i keq te femrat.
Ky fakt u tregua nga një studim amerikan i Florida State University, i drejtuar nga Bahram Arjmandi dhe i prezantuar me rastin e Experimental Biology në Washington.
Eksperimenti u zhvillua mbi 160 gra me moshë nga 45 deri në 64 vjeç, të ndara në dy grupe, ku grupi i parë për një vit konsumoi 75 gramë kumbulla të thata çdo ditë dhe grupi i dytë 75 gramë mollë në ditë, për një vit rresht.
Në përfundim të studimit u vu re se ato gra që kishin ngrënë rregullisht mollë kishin humbur minimumi 1.5 kilogramë, dhe kolesteroli negativ ishte ulur në masën 23%.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





