21 gusht 2014  – Shpesh herë na ndodh të gjithëve të arrijmë në përfundimin se meshkujt nuk i kuptojnë asnjëherë femrat. Ndaj është e kuptueshme që ata ka probleme për t'u kuptuar mes tyre. 

Nëse keni shumë pse në kokë, ky studim ju vjen në ndihmë të kuptoni disa nga arsyet se pse meshkujt nuk arrijnë të kuptojnë seksin e kundërt. Në fakt, është vënë re se nëse bëhet fjalë për seksualitetin, mashkulli nuk është në gjendje ta kuptojë gjuhën joverbale të femrës, duke hyrë kështu në një situatë konfuze. 

Nga studimi i kryer në Universitetin Indiana me një grup studentësh prej 280 vetash, është vënë re se meshkujt tentojnë të shikojnë në sjelljet dhe vështrimet e femrave një interes më të madh seksual se sa ndodh në të vërtetë. 

Me sa u kuptua nga studimi i kryer, për një mashkull është e vështirë të dallohet një buzëqeshje miqësore nga ajo flirtuese. Arsyeja mund të jetë se në përgjithësi meshkujt mund të hasin vështirësi në interpretimin e hollësishëm të gjuhës joverbale. 68% e studenteve vajza pohuan se ishin detyruar t'ua shpjegonin qartë meshkujve që interesi ndaj tyre mund të ishte vetëm interes miqësor dhe se ata ishin keqkuptuar për një interes më intim për njëri-tjetrin.

Keqkuptimet dhe keqinterpretimet e mesazheve mes meshkujve dhe femrave janë të ndërsjella. Ndodh që kur një mashkull është përballë një femre të cilën kërkon ta joshë seksualisht, femra mund të mos e kuptojë këtë mesazh verbal dhe joverbal, duke këmbëngulur në shprehjen e sjelljeve dhe fjalëve në kuadër të miqësisë. 

E megjithatë, paaftësia e një mashkulli për të kuptuar sjelljet e një femre është dyfish më e madhe, qoftë për interes seksual ose jo! 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/