Turqi, 21 gusht 2014 – Aktori i njohur turk Kivanc Tatlitug (i njohur për publikun shqiptar për rolin e Kuzejit dhe Behlulit) mund të ketë vëmendjen e mijëra femrave, por ai i ka sytë vetëm tek e dashura e tij.
Aktori dhe e dashura e tij stiliste, Basak Dizer pas pushimeve në Amerikë, teksa ndodheshin edhe për dasmën e Beren Saat (Bihterit), po i vazhdojnë pushimet në ishujt e Greqisë.
Duke qenë se aktori ka fituar famë përtej Turqisë, është gjendur përballë paparacëve edhe në Greqi, nga ku e kanë fotografuar në çaste intime me të dashurën.
Thuajse në të gjitha fotot, shihet se Kivanc nuk ia ndan sytë stilistes.
Çifti është njohur gjatë xhirimeve të serialit të suksesshëm “Dashuri e Ndaluar”, ku në fillim kanë qenë miq, një miqësi që më pas u kthye në një romancë të bukur dashurie.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





