Durrës, 21 gusht 2014 – Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës. Pas arrestimit mbrëmjen e së martës të 46 vjeçarit Fatmir Doja, në prangat e policisë ka përfunduar një tjetër shtetas, Muhamet Demrozi, 55 vjeç, banues në fshatin Blerimaj, Kavajë.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim tre shtetas të tjerë Bashkim Demrozi, 32 vjeç, Agim Demrozi, 43 vjeç dhe Ermal Lusha, 41 vjeç, të tre banues në Kavajë.
Policia po punon për kapjen e tyre.
Ky rrjet kriminal po tentonte mbrëmjen e së martës të kalonte drejt vendit fqinjë Itali, 350 kg kanabis sativa, të ndarë në 320 pako.
Lënda narkotike u gjet e fshehur në dyshemenë e kamionit të markës Iveco me targa AA 336 JJ që po kryente procedurat e imbarkimit për të udhëtuar me një nga tragetet e linjës Durrës-Bari.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





