Itali, 20 gusht 2014 – Karabinierët e qytetit të Avecanos (Avezzano), në rajonin e Abrucos arrestuan një çift shqiptaro-bullgar me akuzën e shpërndarjes së drogës.

Bajram Dukaj, 53 vjeç dhe bashkëjetuesja me të, bullgarja 56 vjeçare Stoyana Nakova u arrestuan përsëri nga karabinierët për shpërndarje droge.

Çifti ishte arrestuar edhe në vitin 2009 me të njëjtën akuzë.

Shqiptarit dhe bullgares iu gjet në xhepa dhe në banesë kokainë e ambalazhuar në doza të gatshme për shitje.

Karabinierët sekuestruan edhe rreth 4 000 euro kesh, që dyshohet se janë fryt i shitjes së kokainës.

Çiftit iu dha si masë sigurie arresti i shtëpisë, ndonëse ekzistonte rrethana rënduese e të qenit përsëritës në këtë vepër penale.

 

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/