Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi pritet të vizitojë ditën e sotme Tiranën, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Fokusi kryesor i vizitës së Varhelyi është dorëzimi i pjesës së parë të 145 mijë vaksinave të financuara nga BE.

Bashkimi Evropian ka planifikuar që të dhurojë në total 651 mijë doza të vaksinave Pfizer/BionTech për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Varhelyi e filloi shpërndarjen e dozave në Serbi dhe më tej në Bosnje.