Turqi, 27 korrik 2014 – Recep Tayyip Erdoğan ka treguar se mosha mund të kalojë, por talenti për futbollin nuk shuhet kurrë.
Kryeministri turk ka realizuar tre gola, në një ndeshje miqësore, e cila u zhvillua mbrëmë, e cila u organizua për nder të hapjes së një stadiumi në Stamboll.
Madje, goli i dytë i Erdogan, dikur futbollist i Kasimpasha, ishte vërtet i jashtëzakonshëm. Shijoni tre golat e Kryeministrit turk në videon e mëposhtme.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





