Tiranë, 27 korrik 2014 – Dy fëmijë janë plagosur teksa janë përplasur nga një automjet ditën e sotme në kryeqytet. Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur në zonën e “Kinostudios”, por fatmirësisht fëmijët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Fill pas përplasjes së dy fëmijëve, përkatësisht 9 dhe 11 vjeç, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, mësohet se policia është vënë në ndjekje të tij. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/