27 korrik 2014 – Carmen Carrera cilësohet të jetë një nga femrat më të bukura të ditëve të sotme, por gjërat nuk ishin dikur kështu. E bukura Carmen dikur ishte mashkull!
Vajza 28-vjeçare ka lindur si Kristofor Roman, ndërsa emrin e ka ndërruar për të marrë pjesë në një reality show. Pastaj iu nënshtruar ndërrimit të gjinisë.
Pasi u bë yll televiziv dhe bëri shumë adhurues, ata e nisën peticionin që Carmen të jetë një nga femrat e shtëpisë së modës Victoria’s Secret e që të marrë pjesë në paradën vjetore më 10 dhjetor.
Ajo, apo ai, në Twitter ka shkruar se ka ndërruar gjininë dhe se është bërë femër, e po ashtu ka falënderuar adhuruesit duke ju thënë se do ta “rrëzojë podiumin” nëse zgjidhet një nga engjëjt e Victoria’s Secret.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





