SHBA, 27 korrik 2014 – Nganjëherë shkaku i dashurisë duhet edhe të bëjmë sakrifica. Këtë e di mirë edhe Khloe Kardashian, e cila për shkak të të dashurit të saj të ri French Montana dhe besimit të tij, ajo ka hequr dorë nga seksi.
I dashuri i saj është mysliman dhe momentalisht është Muaji i Shenjtë i Ramazanit, gjatë të cilit vlejnë rregulla të posaçme. Gjatë kësaj kohe, përveç ushqimit dhe pijeve, ndalohet edhe seksi dhe pirja e duhanit.
Ajo gjatë një interviste në radio e ka pranuar se gjatë Ramazanit nuk ka seks, por ajo çdo ditë e provokon të dashurin e saj.
“Kjo është paksa argëtuese për mua, kështu që e ngacmoj paksa, por e respektoj besimin e tij, prandaj abstenojmë nga seksi”, ka sqaruar Khloe. Udhëheqësja e emisionit e ka pyetur bukuroshen se a e pengojnë pohimet se Franch ka ndikim negativ tek ajo.
“Ato nuk bëjnë seks me të, prandaj pse brengosen. Njerëzit do të komentojnë pa marrë parasysh të gjitha. Edhe nëse gjej të dashur të përkryer, atyre prapë nuk do t’u pëlqej. Kam mësuar nga përvojat e mëparshme se disa gjëra duhet mbajtur në privatësi”, është përgjigjur Khloe. Puff Daddy ishte ai që ka njoftuar Khloe dhe French dhe duket se lidhja e tyre po lulëzon.
“Më bën të qesh dhe po e kaloj bukur me të. Thjesht, ai është mashkulli më argëtues në jetën time”, ka përfunduar zeshkania.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





