Tiranë, 27 korrik 2014 – Tre prej deputetëve që nuk shkuan të Kuvend të enjten shumicën e kohës e kalojnë bashkë.

Siç duket edhe në këtë foto Armando Prenga, Pjerin Ndreu dhe Parid Cara janë duke qëndruar edhe në fundjavë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kjo fotografi është publikuar në Facebook nga deputeti Pjerin Ndreu me mbishkrimin “Një selfie me kolegët”.

Tre ditë më parë ata zgjodhën të drekonin në një restorant në Tiranë duke mos shkuar në Kuvend kur mazhorancës i duheshin votat e tyre për të kaluar tre projektligje që kërkonin shumicë të cilësuar.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/