Tiranë, 27 korrik 2014 – Urime dhe jetë të gjatë vëllait!". Kështu i shkruajnë miqtë Rea Xhillarit në profilin e saj në "Facebook". Vajza e Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit, është shfaqur e lumtur për lindjen e Zaho Ramës, anëtarit më të ri në familje. "Mirësenaerdhe Zaho" – felice con Greg Rama – mund të lexohet në profilin e saj, postuar të premten në darkë. 

Vajza e Lindës i bashkohet kështu gëzimit të shprehur nga Gregu, djali i Edit për ardhjen në jetë të Zahos.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/