Itali, 27 korrik 2014 – Lumi Seveso ka përmbytur sërish Milanon në Itali, pasi moti i keq ka goditur veriun e vendit.
Rreth orës 7:30 minuta të mëngjesit të sotëm, ujërat e lumit kanë shpërthyer, duke dalë jashtë shtratit dhe për pasojë kanë përmbytur thuajse të gjithë qytetin e Milanos.
Një gropë e madhe, rreth 12 metra e thellë dhe me gjerësi 6 metra, është hapur sot në qendër të Milanos, mes rrugëve “Porta Romana” dhe asaj “Vaina”.
Një nga hipotezat e hedhura nga autoritetet e emergjencave, është që tubat e ujit të një pallati, të jenë çarë pas shirave të rrëmbyeshëm.
Nën akuzë janë edhe punimet që janë bërë në rrugë për ndërtimin e parkimeve nëntokësore. Ndërtesat përreth janë evakuuar që në mëngjes dhe 30 familje presin të rikthehen pas stabilizimit të situatës.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





