Tiranë, 26 korrik 2014Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë që ka ardhur në jetë, Zaho Rama ka marrë shumë vëmendje mediatike. por çfarë mendon për foshnjen e vogël, vëllai i tij i madh, Gregori Rama?

Gazetarja e "Dita", Mira Kazhani ka zhvilluar me djalin e parë të kryeministrit Rama intervistën e mëposhtme. Gregori shprehet se uron që Rama të jetë një baba i mirë për Zahon, sepse me të ka ditur të jetë një shok i mirë.

Mira Kazhani: Alo Greg, urime. U bëre me vëlla…

Gregor Rama: Po u bëra, faleminderit. Për çfarë do të më pyesësh tani. Se e di që kërkon diçka…

Mira Kazhani :- Çfarë ndjen? Kush ta dha lajmin për Zahon?

Gregor Rama: – Miks ndjenjash dhe kujtimesh. Jam i emocionuar. Lajmin ma dha Edi në ëhatssap. Mund të them që kam qënë në mendime të thella. Është edhe për jetën time një status i ri. Kam një vëlla tani. E ka edhe Rea. Jemi një familje më e madhe.

Mira Kazhani: Xheloz?

Gregor Rama: Xheloz unë? Jooo. Ndoshta do të jem në rast se nuk do më japin mundësinë dhe kohën e mjaftueshmë për të kontribuar në rritjen e vëllait tim. Plus që jam 24 vjet më i madh. Unë quhem Greg dhe ai Zaho, kjo është e vetmja diferencë.

Mira Kazhani: Si tu duk Edi?

Gregor Rama: I lumtur.

Mira Kazhani: Zaho, duket një emër i rrallë, shumë i veçantë.

Gregor Rama: Emër i goditur, mendoj unë. Zaho… Jo keq ëë?!

Mira Kazhani: Kush e zgjodhi këtë emër?

Gregor Rama: Emër i një partizani të orëve te para në Vuno. Edi, Edi sigurisht e zgjodhi!

Mira Kazhani: Ju keni treguar dhe Edi vetë që ai dikur të patë thënë se nuk dinte të ishte baba i mirë dhe ratë në ujdi të ishit shok të mirë. Si do jetë me Zahon, mendon? Shok apo babi?

Gregor Rama: Me mua Edi vërtetoi se ishte një shok i mirë, uroj që me Zahon të vërtetoj se është një baba i mirë.

Mira Kazhani: Çfarë i uron më së pari Zahos?

Gregor Rama: Të rritet i shëndetshëm!

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/