Sarandë, 26 korrik 2014 – 5 persona janë vënë në pranga nga policia e Sarandës, pasi akuzohen se kanë rrëmbyer me dhunë dhe kanë tentuar të shfrytëzojnë për prostitucion një 18-vjeçare. Të arrestuarit janë Ermal Taka, Përparim Breçani, Arlind Maroshi, Ramiz Cenaj dhe Arjan Kabili. 

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Ermal Taka, vjeç 26, banues në Shijak, Përparim Brecani, vjeç 26, banues në Durrës, Arlind Maroshi vjeç 21, banues në Hamallaj, Durrës, Amaril Maroshi, vjeç 19, banues në Hamallaj Durrës, Ramiz Cenaj, vjeç 19, banues në Manëz.  Këta shtetas në bashkëpunim duke ushtruar dhunë fizike dhe armë të ftohta i kanë hequr në mënyrë të paligjshme lirinë shtetases M. I., 18 vjeç nga Tirana, e shpallur në kërkim si e larguar nga banesa. 5 shtetasit e kanë marrë me forcë në një lokal në Sarandë ku punonte si kamariere. Në banesën e këtyre shtetasve u gjetën maska dhe armë të ftohta, të cilat kishin shërbyer për kryerjen e krimit. Gjithashtu filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasit Endri Arjan Kabili, vjeç 20, lindur e banues në Shijak. Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të shtyjë për të ushtruar prostitucion shtetasen e mësipërme me inicialet M. I.”– bëhet me dije nga policia e Sarandës. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/