Angli, 26 korrik 2014 – Kanë kaluar plot 15 vjet që nga dita kur ajo u fejua me futbollistin e famshëm, David Beckham.

Që nga viti 1998 e deri më sot ai i ka dhuruar ish – yllit të Spice Girls 13 unaza me gurë diamanti, vlera e të cilave arrin në 6 milionë euro raporton Daily Mail.

Tabloidi britanik thotë se kjo është një martesë si në përralla dhe se çdo femër në këtë planet do ta kishte zili një vlerësim të tillë nga bashkëshorti i saj.

Por përralla nuk përfundon këtu. Në vitet në vijim numri i unazave pritet të shtohet dhe po ashtu edhe vlera e tyre.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/