Durrës, 26 korrik 2014 – Një 21-vjeçar ka denoncuar në polici një person me pretendimin se ai e kishte nxitur të përdorte drogë.
L.V., u paraqit ditën e djeshme në ambientet e Policisë së Durrësit për të denoncuar personin që sipas tij i kishte dhënë drogë.
Sipas 21 vjeçarit, shtetasi A.R, 37 vjeç i kishte futur në xhep pa dijeninë e tij një qese me 1.5 gramë kanabis sativa.
Policia u vu në lëvizje për të verifikuar denoncimin. 37-vjeçari pasi u mor në pyetje u la i lirë ndërsa do të hetohet më tej për veprën penale “Nxitje për përdorimin e drogës”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





