Tiranë, 26 korrik 2014 – Këtë javë, në kryeqytet janë martuar gazetari Besart Kadia me Amarda Canon.
Përpos miqve dhe të afërmve, kjo dasmë është bërë e famshme në rrjetet sociale edhe sepse kanë shkuar aty presidenti Bujar Nishani dhe deputeti i PD-së, Sali Berisha.
Madje, çifti që martohet është pritur nga kreu i shtetit në oborrin e Presidencës, ku Nishani ka uruar përzemërsisht dy miqtë e tij, Amardën dhe Besartin.Ndërsa Berisha ka shkuar në darkën që ka organizuar familja dhe miqtë.





