SHBA, 26 korrik 2014– Amerikani 56 vjeçar, Johnny Lee Banks, vendosi te padise spitalin Princeton në Birmingham, pasi thotë se me gabimin e mjekëve mbeti pa penis. Ai ishte paraqitur në spital për një ndërhurje të lehtë: Donte të bëhej synet!
Banks pohon se mjekët gabimisht ia prenë penisin. Atë askush para operacionit nuk e ka paralajmëruar për ndonjë pasojë, ndërsa as kirurgët nuk janë deklaruar se çfarë shkoi keq në këtë proces të thjeshtë.
“Organi i tij gjenital nuk ishte kur u zgjua”, thuhet në padi, ndërsa nga spitali thonë se nuk ka baza për një gjë të tillë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





