Durrës, 23 korrik 2014– Hasan Lika është i kënaqur nga paraqitja e Teutës në 4 ndeshjet miqësore që ka zhvilluar deri tani.
Edhe pse durrsakët nuk kanë fituar asnjë takim, për shkak dhe të nivelit të lartë të kundërshtarëve, trajneri mendon se këto përballje i kanë dhënë mësime për të ardhmen.
Lika i ka të qarta synimet për sezonin e ri futbollistik. 54-vjeçari pohoi se kërkon të fitojë Kupën e Shqipërisë si dhe të çoj në Europë durrsakët.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





