E martë, 22 korrik 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Debati në Kuvend, ligj i ri, si ndryshojnë pensionet e ushtarakëve”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– LSI bllokon Byronë e Hetimit dhe shkrirjen e Gardës
– Krimi brenda 5 sekondave, polici rrugor iku me vrap. Publikohet videoja e Santos
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Pensione të reja në shtator. Ministri Veliaj paralajmëron rillogaritjen e përfitimeve për disa kategori”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– E shkuara e errët e mikut të Berishës, Damir Fazlliç
– Qeveria dhe CEZ, si ndahen borxhet dhe përfitimet
– Nuk shleu kredinë e bankës, “konsulli italian” denoncohet për mashtrim
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Udhëzimi i Bashës: Kryesia jo anëtarë me lidhje gjaku”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Rritja e pensioneve dhe kompensimi i energjisë, kostoja 10 milionë dollarë
– Denoncimi në polici, e reja ndjek 52 vjeçarin” Do ti tregoj gruas tënde
GAZETA MAPO hapet me shkrimin “Ngërçi i tapive. Legalizimet, hipoteka nuk merret pa u shpronësuar pronari”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Livadhjaja i shpall "luftë" Konispolit të çamëve: Nuk i duam, kjo është ndarje etnike me prapavijë politike
– Përplasje LSI-PS në komision, Braho: Byroja e Hetimit, u mbars mali dhe polli një mi
– Ligji i pensioneve, kufiri i kontributeve rritet në 40 vjet
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Perandori i të Verbërve" si ikën
1.14 mln $ me qendra fantazmë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Tabela, sa rriten pensionet për çdo kategori, ja kush përfiton
– Kadaretë kërkonin për çimkat pas vizitës së Nasho Jorgaqit
– Kush është sekseri Fazlliç dhe lidhjet e tij me Berishën
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Personi që vrau Artan Santon dyshohet se ishte femër, publikohet videoja tronditëse, dalin fakte të reja”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– IPlas sherri në PD, Basha dhe delegatët zhdukin analizën e humbjes, topalli dhe ish kryetarët kërkojnë mbledhje urgjente të Kryesisë
– Deputetët e PS kërkojnë shtyrjen e ligjeve të 3 ministrave në vjeshtë, qeveria kundër, tension mes Kryeministrisë dhe selisë rozë
– Nishani-Çefa ngrenë në këmbë gjykatat kundër reformës në drejtësi, letër për rrëzimin e nenit që pezullon gjyqtarët e korruptuar
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Bojkot, bojkotit të PD. Pas PDIU së çamëve, duket se dhe PDK-ja e Ndokës po ikën nga PD-ja”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Rritja e re e pensioneve, kategoritë që përfitojnë
– Spartak Braho: Nuk mund të tallemi me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit
– Mjekët dhe infermierët që rrezikojnë vendet e punës
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





