Durrës, 21 korrik 2014 – Një 32 vjeçar, megjithëse rezultonte i shpallur në kërkim nga policia, lëvizte lirshëm duke grabitur pushuesit në plazhin e Durrësit.

Ervis Habibi u arrit të kapej ditën e djeshme nga policia e qytetit bregdetar teksa tentonte të rrëmbente çantën e një pushueseje në zonën e plazhit.

32 vjeçari dyshohet të ketë vjedhur disa pushues në harkun kohor të ditëve të fundit. Efektivët blu u vunë në lëvizje pas një seri denoncimesh nga këta të fundit.

Burimet nga blutë e Durrësit bëjnë të ditur se janë ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa aparate celulare dhe sende të tjera të vjedhura nga Habibi.

Mësohet se Ervis Habibi figuron në kërkim pasi është dënuar  më parë nga  gjykata Elbasan me 2 vjet e gjashtë muaj  burg, për vjedhje.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/