Fushë Krujë, 21 korrik 2014 – Rikthehen shpërthimet me eksploziv në Fushë Krujë. Burime të policisë së Durrësit bëjnë të ditur se mbrëmjen e sotme është vendosur një sasi eksplozivi që ka shpërthyer në portën e jashtme të banesës së shtetasit A.M.
Sasia e lëndës eksplozive ka qenë e konsiderueshme, pasi ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.
Grupi hetimor dhe efektivë të rendit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të identifikuar autorët e këtij akti dhe motivet që i shtynë të ndërmarrin këtë veprim.
Muaj më parë, në Fushë Krujë shpërthyen sasi të vogla eksplovizi në komisariatin e policisë (2 herë) si në ambientet e jashtme të godinës së bashkisë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





