Itali, 21 korrik 2014 – Forcat e policisë së Chiarit dhe Treviglios, Itali, arrestuan dy shqiptarë për vrasjen e një 53-vjeçari, gjatë vjedhjes së vilës së tij natën e shtatë korrikut.
Pietro Raccagni u plagos keq në kokë pasi po ndiqte shqiptarët hajdutë. Plagët e marra qenë vdekjeprurëse për 53-vjeçarin, i cili ndërroi jetë disa ditë më pas.
Sot mediet italiane kanë bërë publike identitetin e dy shqiptarëve të prangosur, Pjetër Lleshi, 21 vjeç dhe Anton Vlashi, 25 vjeç. Ata janë banorë të qytetit të Calcios, por u arrestuan në Jesolo, Venecia, ku po qëndronin me pushime.
Sipas burimeve, makina tip BMW që ishte grabitur nga shqiptarët, u gjet e braktisur dhe me disa armë brenda saj. Ndërkohë që 3 anëtarët e tjerë të bandës janë në kërkim, gjykata në Brescia, pritet të japë dënimin për dy shqiptarët.
/gj. th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





