Francë, 21 korrik 2014 – Në qytetin e Perpinjanit, mes maleve Pirenej, një grup emigrantësh, që kanë probleme me dokumentacionin për azil politik kanë zaptuar vilën, ku më parë qëndronte përfaqësuesi ushtarak për krahinën.
Në grupin e azilantëve janë 2 familje shqiptare, 1 gjeorgjiane dhe 1 mongole, me 8 të rritur dhe 7 fëmijë nga 3-13 vjeç. Këto familje kanë zaptuar këtë vilë pronë të Ministrisë së Mbrojtjes së Francës, sepse në strukturat pritëse të azilantëve nuk ka vend.
Në video duket qartë njëri nga familjarët shqiptarë, që me një frëngjishte goxha të mirë i shpjegon gazetarit arsyet, që i detyruan të zaptojnë ish-vilën e përfaqësuesit ushtarak të Perpinjanit.
/gje. th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





