19 korrik 2014 – Shakira, e cila njihet për hitet e shumta ka shfrytëzuar llogarinë e saj në Facebook për të falënderuar të gjithë fansat e saj.

Këngëtarja kolumbiane, Shakira, ka festuar një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj, pasi është personi i parë i famshëm që ka arritur 100 milionë fansa në Facebook.

Shakira, e cila njihet për hitet e shumta ka shfrytëzuar llogarinë e saj në Facebook për të falënderuar të gjithë fansat e saj.

Ajo ka publikuar edhe një video, ku shihen momentet me foto e postime, që prej kohës kur u hap llogaria në rrjetin social në vitin 2007.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/