SHBA, 19 korrik 2014 – I burgosuri simpatik, që u bë i njohur përmes internetit dhe fitoi fansa nga e gjithë bota, Jeremy Meeks, u lirua nga burgu pak para mesnatës së të martës. Rreth një orë më vonë, rreth orës 01:00 të mëngjesit të së mërkurës, policia e gjeti atë të shtrirë në rrugë.
Ai u dërgua në spital, por nuk u mbijetoi plagëve. Policia tha se Meeks kishte shkuar të shtëpia e nënës së tij pas lirimit dhe aty kishte plasur sherri me gruan e tij. Sipas policisë, Meek dhe bashkëshortja e tij Lashanda, kishin probleme prej kohësh dhe ishte pikërisht bashkëshortja që e vrau me thikë.
Lajmi i publikuar nga siti online Huzlers.com, i njohur për lajmet e tij ironike dhe shpesh të trilluara bëri xhiron e botës në rrjetet sociale.
Por asgjë që shkruhet në artikull nuk është e vërtetë. Megjithese mori shume pelqime dhe shume share ne rrjetet sociale, ai u pergenjeshtrua pak me vone nga mediet e tjera amerikane.
Aktualisht Jeremy ndodhet në burg, Ai është në pritje të vendimit të gjykatës për vitet e dënimit që do të marrë për pjesëmarrjen në grupin kriminal, pjesë e të cilit ishte deri para arrestimit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





