Ukrainë, 18 korrik 2014 – Është pothuajse i pakuptueshëm fati i një gruaje australiane e cila humbi vëllanë në aeroplanin e zhdukur të “Malaysia Airlines” 370, ndersa të premten mësoi se thjeshtra e saj ishte në aeroplanin që u qëllua me raketë në Ukrainë.
Vëllai i Kaylene Mann, Rod Burrows dhe kunata e saj Mary Burrows ishin në bordin e aeroplanit të fluturimit 370, i cili u zhduk në muajin mars.
Ndërkohë në aeroplanin e rrëzuar ditën e premte në Ukrainë ishte thjeshtra e saj Maree Rizk.
Ajo pyet se si është e mundur që familja e saj të goditej kaq rëndë në dy fatkeqësi të tmerrshme ajrore.
“Ajo humbi vëllain dhe tani thjeshtrën”, tha vëllai i Mann.
Rizk dhe burri i saj, Albert nga Melbourne, po ktheheshin në shtëpi nga pushimi katër javësh në Evropë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





