Malajzi, 18 korrik 2014 – Pamjet e fundit të avionit Boeing 777 të “Malaysia Airlines”, që u rrëzua të enjten në Ukrainë, janë xhiruar nga një pasagjer pak para ngritjes së tij në fluturim dhe janë publikuar në Instagram.
Xhirimi prej 14 sekondash u gjet në Instagramin e pasagjerit malajzian Md Ali Md Salim. Në video duken pasagjerët që vendosin bagazhet e tyre dhe një zë që thotë: "Bismillah… #hatiadasikitgentar" (Në emër të zoti… ndihem pak nervoz).
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





