Itali, 18 korrik 2014 – Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë. Një 47 vjeçar, informaticien ka mbytur djalin e tij të adoptuar.
Massimo Marvalle mësohet se vuante nga shqetësime psikologjike. Ai është ngritur nga krevati gjatë natës, ka shkuar në dhomën e të birit, të cilin e kishte adoptuar 2 vjet e gjysëm më parë dhe e ka mbytur me një jastëk.
Mendja e tij e sëmurë i thoshte se fëmija po vuante, megjithëse vogëlushi Maksim ishte një fëmijë i lumtur dhe në gjendje shumë të mirë.
Ajo që e bën edhe më tragjike situatën është fakti që pranohet nga shumë banorë të Peskarës që e njihnin Massimo-n. Sipas tyre, ai ishte një baba mjaft i kujdesshëm, që jetonte për të birin. I blinte dhurata, e shëtiste kudo.
Burri prej disa ditësh nuk pinte ilaçet që i kishtë dhënë psikiatri. Ndërkohë gruaja e Massimo-s dhe nëna e Maksim, megjithëse ndodhej në dhomën e gjumit, e mori vesh ngjarjen vetëm atëherë kur nuk mund të bëhej më asgjë për ta risjellë në jetë djalin e tyre të vogël.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





