Itali, 18 korrik 2014 – Aktorja e njohur italiane, Ornela Muti, është një nga fytyrat më të bukura të ekranit, pavarësisht moshës.

Aktorja e njohur në Shqipëri, sidomos me filmat krah Adriano Çelentanos, thotë se mes botoksit dhe bisturisë, preferon këtë të dytën.

Në një intervistë për revistën “Grace”, Ornela thotë se fytyrat e fryra me botoks i duken të tmerrshme.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/