SHBA, 18 korrik 2014 – Anëtari i Këshillit Bashkiak në Whitby Town, Simon Parkes, thotë se është baba i një fëmije jashtëtokësor me emrin Zarka. 

Në një intervistë për “Northern Echo”, Parkes tha se ka kryer marrëdhënie seksuale katër herë në vit me një jashtëtokësore, me të cilën ka edhe një fëmijë. 

Simon Parkes deklaroi se kohë më parë ishte marrë peng nga jashtëtokësorët, të cilët e duan për shkak të shpirtit të tij e jo për trupin. 

Sipas tij, jashtëtokësorët ngjajnë me zvarranikët, kanë figurë njeriu dhe sy të mëdhenj, por janë shumë të mërzitshëm.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/