18 korrik 2014 – Të paktën 173 qytetarë holandezë ishin në mesin e 298 personave të vdekur nga rrëzimi i avionit malajzian mbi Ukrainën Lindore, njoftoi sot e përditshmja holandeze ”De Telegraaf”.

Së paku 108 nga viktimat kanë qenë gjatë rrugës për një konferencë ndërkombëtare për SIDA-n që do të zhvillohej më 20-25 korrik në Melburn, Australi.

Mes viktimave janë parlamentari lobist holandez për lëvizjen kundërs SIDA-s, Pim de Kuijer, koordinatori i medias dhe marrëdhënive të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Glenn Thomas, Joep Lange, një studiuese rreth virusit dhe ish-presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të SIDA-s. 

Gjithashtu edhe disa fëmijë, qe ishin nisur për pushime me prindërit e tyre, vdiqën nga rrëzimi i avionit.