Portugali, 18 korrik 2014 – Kristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë aktualisht. Por, ai mund të mos ekzistonte fare. Kjo, pasi nëna e tij, Dolores Alveiro, kishte menduar ta abortonte atë.
Rrëfimi është bërë nga vetë Dolores, në biografinë me titull “Kurajo e nënës”. Shkak për këtë ishte bërë kanceri i gjirit dhe varfëria. Por, në fund Dolores vendosi të mos abortonte. Dhe, ka bërë mirë, pasi do privonte botën nga një lojtar i tillë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





